02.08.2021 - 17:35
Vendimi për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nuk do të merret nga Gjykata Kushtetuese, të paktën deri në fund të muajit tetor.
Vetë Gjykata Kushtetuese ka publikuar sot kalendarin për çështjet që do të shqyrtojë në muajt në vijim, mes të cilave bie në sy mungesa e kërkesës së Kuvendit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Kuvendi shkarkoi me shumicë votash më 9 qershor Kreun e Shtetit. Vendimi është depozituar për interpretim Në Gjykatën Kushtetuese, por kjo e fundit duket se nuk e ka prioritet këtë çështje.
Suancat gjyqësore të njoftuara nga Gjykata Kushtetuese: