30.08.2021 - 12:58
Agjencia shtetërore e Kadastrës në Durrës do të ketë një drejtuese të re.
Nga informacionet e para bëhet me dije se është shkarkuar vetëm pas disa muajsh si drejtoreshë, Viola Hima.
Hima zëvendësohet nga Rajmonda Dashi, e cila do të jetë tashmë në krye të Agjencisë shtetërore të Kadastrës në Durrës.
Dashi më herët ka mbajtur postin e drejtoreshës së Kadastrës Krujë.