MENU
klinika

Sa lekë do të marrin pronarët

Shpronësohet godina e Sarajeve të Toptanëve

20.08.2021 - 12:10

Pak ditë pasi iu vu zjarri, godina e Sarajeve të Toptanëve është shpronësuar. Monumenti i kulturës ka kaluar në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Vendimi është botuar edhe në Fletoren Zyrtare sipas së cilës, vlera paraprake e shpronësimit është 505 843 802.6 lekë.

Vendimi i qeverisë në Fletoren Zyrtare

KËRKESË Nr. 31/7, datë 19.8.2021PËR SHPRONËSIM PUBLIK Agjencia Shtetërore për Shpronësimin shpall kërkesën për shpronësim, për interes publik, tëpasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti “Restaurimi dhe rijetësimi i ‘Sarajete Libohovitëve’, Muzeu Etnografik i Tiranës”.

Subjekti kërkues i këtij projekti është Bashkia Tiranë. Me anë të këtij publikimi kërkojmë të vëmë në dijeni personat e prekur nga ky shpronësim, përpasuritë e paluajtshme, pronë private, të cilët do të kompensohen sipas vlerësimit paraprak të llogaritur, bazuar në VKM-në nr. 89, datë 3.2.2016, “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”, për pasuritë e llojit “truall”, si dhe bazuar në VKM-në nr. 138, datë 23.2.2000, “Për kriteret teknike të vlerësimit dhe të përllogaritjes së masës së shpërblimit tëpasurive pronë private, që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik”, për pasuritë e llojit “ndërtesë banimi”, konfirmuar meçmim mesatar shitblerjesh nga ASHK-ja, Drejtoria Vendore, Tirana Veri, me shkresën nr. 2482/5prot., datë 17.8.2021, sipas tabelës paraprake bashkëlidhur. Vlera totale paraprake e shpronësimit është 505 843 802.6 (pesëqind e pesë milionë e tetëqinde dyzet e tre mijë e tetëqind e dy pikë gjashtë) lekë. KRYETAR I KOMISIONIT TË POSAÇËM TË SHPRONËSIMEVE Klodiana Guci

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN