Duket se edhe 15-ditëshi i fundit i gushtit do të mbyllet me temperatura të larta. Padyshim që ky është një lajm i mirë për të gjithë ata që kanë planifikuar që të pushojnë në këtë periudhë.
Sinoptikania Lajda Porja tha se temperaturat në fundjavë do të shkojnë në vlerat 38-39 gradë celsius.
Po ashtu mësohet se duke nisur nga e marta deri më 21 gusht, temperaturat do të pësojnë pak ulje.
“Ashtu siç ishte parashikuar, edhe gushti të përfundonte me temperatura të larta. Dhe kjo javë do të përfundojë me temperatura të larta 37-39. Disa zona do të shënojë 40 gradë.
Në këtë kohë u shënua dhe rekordi 43 gradë në Elbasan. Ndonjë zonë e izoluar do të ketë rrebeshe shiu të përkohshme. Fundjava do të jetë 38-39 gradë. Rënie të letë do të kemi javën tjetër.
Nga java që vjen, të martën deri në 21 presim një freskim të përkohshëm të motit.
Por 10 ditëshi i fundit i gushtit të mbetet me temperatura të lartë. Nuk përjashtohet ndonjë stuhi shiu, ndërkohë që era nuk do të shfaqe probleme. Dita e martë dhe e mërkurë do të sjellë një fuqizim më të madh, por jo problematike.”, tha Porja per News24.