MENU
klinika

Çfarë pritet në fundjavë

Si ndryshon moti sot pas mesdite

27.08.2021 - 11:04

Vendi ynë ka pasur sot gjatë orëve të para ditës prezencë të vranësirave të pakta dhe shira të papërfillshëm por duke nisur nga mesdita e ditës së sotme dhe kryesisht dita e shtunë do ketë kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme, por nuk priten reshje shiu.

Sinoptikania e Meteoalb Adiola Bani tha se e diela do na sjellë sërish sistem vranësirash kryesisht në zonat veriore dhe pjesërisht qendrore duke sjellë shira të pakët dhe të izoluar.

Jugu i Shqipërisë mbetet edhe gjatë të dielës me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Sa i përket vlerave temrike termometri gjatë orëve të para të ditës gjatë kësaj fundjave do të shënojë 10- 11 gradë në zonat malore ndërsa maksimumi sot e të shtunën do arrijë në 31 gradë. E diela sjell freskim të motit duke bërë që maksimumi i temperaturave të shënojë jo më shumë se 29 gradë.