MENU
klinika

Nga Ruçi te Najada Çomo e Tom Doshi, kush janë kandidatët që u tërhoqën pas zgjedhjeve

Si po ndryshon përbërja e Parlamentit pas 25 prillit!

26.08.2021 - 16:21

Qytetarët shqiptarë nuk do të shohin në Parlament të gjithë ata që mandatuan për t’i përfaqësuar.

Kjo, për shkak se pas zgjedhjeve të 25 prillit, disa prej atyre që ishin në listën e deputetëve dhe sipas rezultatit të votave fituan mandatin e deputetit, një nga një janë tërhequr. Shiritin e tërheqjeve e preu kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi.

Në zgjedhjet e 25 prillit, Doshi ishte i pari në listën e PSD-së në Qarkun e Shkodrës dhe në Qarkun e Tiranës. Por Doshi dha dorëheqjen në mesnatë, orët e para të datës 26 prill, kur kishte nisur numërimi i votave që u hodhën në kutitë e votimit një ditë më parë. Në përfundim të numërimit të votave, Tom Doshi, sipas votave, u votëbesua që të përfaqësonte elektoratin e tij në Qarkun e Shkodrës dhe në Tiranë, por faktikisht në shtator nuk do ta shohim në Parlament, pasi Doshi refuzoi marrjen e mandatit. Kujtojmë që Doshi është person i shpallur non grata nga SHBA dhe gjatë fushatës, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë kërkoi që KQZ të mos e regjistronte kandidaturën e tij. Të njëjtën kërkesë pati edhe Partia Demokratike, e cila e interpretoi vendimin e DASH për ta shpallur

Doshin si person non grata, si një vendim të një shteti të huaj për ta deportuar. Kjo masë nga një shtet i huaj është subjekt i ligjit të dekriminalizimit në vendin tonë, që pengon një person për t’u zgjedhur përfaqësues në Parlament. Ndërkohë, më vonë dha dorëheqjen nga jeta politika dhe duke refuzuar automatikisht mandatin e deputetit, por edhe çdo post nga Partia Socialiste Gramoz Ruçi, i cili 4 vitet e fundit drejtoi Parlamentin. Ruçi u zgjodh deputet në Qarkun e Fierit, duke marrë më shumë se 10 mijë vota preferenciale, por në Kongresin e PS-së Gramoz Ruçi lajmëroi se do të tërhiqej nga politika aktive pas 30 viteve angazhim. Ndërkohë, vetëm ditën e djeshme Kryeministri Rama lajmëroi se ishte tërhequr nga mandati i saj edhe drejtoresha e Infektivit, Najada Çomo, e cila ishte e dyta në listën e PSsë në Qarkun e Tiranës.

AMBASADA E SHBA KËRKON LARGIMIN E BERISHËS NGA POLITIKA

Teksa tri ndryshime në Parlamentin e ri tashmë janë të njohura publikisht, me vëmendje pritet se cili do jetë fati i Sali Berishës në politikë. Pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, ai u shpall person non grata së bashku me familjen e tij nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Tashmë presioni është ndaj kryedemokratit, që në rastin e Tom Doshit kërkoi që për shkak të vendimit të DASH të shpallte Doshin subjekt të ligjit të dekriminalizimit. Ndërkaq, nuk ka mbetur më pak aktive në kërkesën e saj edhe ambasada e SHBA në vendin tonë. Kryediplomatja Kim kërkoi nga kryedemokrati Basha që të marrë vendimin e duhur në shtator

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN