MENU
klinika

19 ditë në ‘pushtetin’ e zjarreve

Nisin operacionet për neutralizimin e flakëve

11.08.2021 - 08:59

Prej 19 ditësh, Shqipëria është në alarm nga zjarret që kanë nisur në disa fshatra. Forcat Operacionale kanë nisur punën dhe mëngjesin e sotëm për të vënë nën kontroll flakët.

Më me rrezik paraqitet situata në Kukës, aty ku prej tre ditësh është në rrezik jeta e banorëve pasi zjarri arriti pranë Tunelit të Kalimashit dhe zonat përreth. Shërbime zjarrfikës, punonjës të shërbimit pyjor si edhe banorë të zonës kanë rinisur punën për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit, të cilat prej më shumë se një javë vijojnë të jenë aktive në Kukës dhe rrethinat.

Ditën e sotme operacionet do të përqendrohen në Majën e Rrunës dhe Qafën e Mollave, pasi në këto zona vatrat e zjarreve kanë një aktivitet me sipërfaqe të lartë pyjore. Gjithashtu një tjetër vatër e rrezikshme pritet që të afrohet në Pukë-Mirditë-Kukës, në zonën e quajtur Laku i Thive.

Temperaturat e larta dhe erërat favorizojnë përhapjen e flakëve. Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se një helikopter do të bashkohet ekipeve të Kukësit për shuarjen e vatrave serioze.

Situata e vatrave të zjarrit të rëna në qarkun Kukës:

-Në bashkinë Kukës vatra e zjarrit në një sipërfaqe me pisha njohur si maja e Rrunës (Laku i mollave) vazhdon të jetë aktive.

-Për izolimin dhe shuarjen e kësaj vatre zjarri janë angazhuar 10 forca zjarrfikëse, 6 punonjës të pyjores, 5 punonjës të NjA Malzi, 20 forca nga komuniteti i zonës dhe forcat e DMR-së Kukës.

-Ndërsa në bashkinë Tropojë janë dy vatra zjarri aktive një në pyje të fshatit Betoshë njësia administrative Lekbibaj dhe vatra tjetër afër fshatit Dragobi, njësia administrative Margegaj.

-Gjithashtu sipas informacioneve nga Bashkia Tropojë, bëhet me dije se janë angazhuar 6 punonjës të pyjores, 5 punonjës të AZM, 4 punonjës të NjA Margegaj dhe 10 forca nga komuniteti i zonës.

Për disa orë të bllokuar tek “Shpella e Pëllumbasit”

Policia shpëtohen 5 turistë britanikë

Përfundon në tetor në të gjithë vendin

Dezinsektimi i mushkonjave nis nga Shkodra

Falsifikuan çeqe me vlerë 1 milionë dollarë

Arrestohen 2 italianë në Han të Hotit