MENU
klinika

'Nuk e dimë ende numrin e saktë të personave që do të vijnë"

Strehimi i afganëve/ Yuri Kim: Po koordinohemi ngushtë me qeverinë

17.08.2021 - 12:32

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim foli për mediat pas takimit me Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka.

Ambasadorja amerikane i shprehu edhe njëherë mirënjohjen Shqipërisë për vendimin për të strehuar afganët, ndërsa u shpreh se ende nuk kemi një numër të saktë të personave që pritet të zhvendosen përkohësisht në Shqipëri.

“Patëm një takim shumë të mirë sot, në kontekstin e situatave sfiduese në Afganistan dhe menduam se do të ishte një ide e mirë të koordinohemi ngushtë. Nuk kemi ende një numër të saktë. Ajo që mund të them se njerëzit do të vijnë përkohësisht për tu zhvendosur në SHBA. Nuk e di planin dhe numrin ende, por besoj se do të jetë e qartë në dy ditët e ardhshme”, tha Yuri Kim.

Ndërsa ministrja Xhaçka e konsideroi takimin me ambasadoren Kim si “shumë të frutshm për një situatë shumë dinamike, që po ndiqet minutë pas minute”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN