MENU
klinika

Të tjerët do shkojnë në Qytetin Studenti, Lezhë dhe Berat

Strehimi i afganëve nis në Durrës

27.08.2021 - 12:12

Udhëtimi i 121 afganëve të parë drejt Tiranës ishte me një ndalesë në Tbilisi.

Ata në Kabul u bënë dëshmitarë të sulmeve kamikaze në afërsi të aeroportit të Hamit Karzai, ku humbën jetën mbi 70 persona.

Vetëm dy orë më pas nisën udhëtimin drejt një vendi të sigurtë duke braktisur atdheun ku u rritën dhe u përpoqën ta kthejnë në një vend demokratik. Pas kontrolleve mjekësore në tendat e tranazhit, marrjes të dhënave personale nga autoritetet e Kufirit dhe Emigracionit, me eskortë policie të ndarë në tre grupe u nisën drejt Durrësit.

Të ardhurit e tjerë pjesë e 4000 afganëve që Shqipëria është dakordësuar të marrë do të akomodohen në Qytetin Studenti në Tiranë si dhe Lezhë e Berat.

E gjithë zona ku janë akomoduar të ardhurit e parë nga Afganistani, është nën ruajtjen e forcave të ndërhyrjes së shpejt të Durrësit. Kontaktet e tyre përveç ato me autoritetet shqiptare do të jenë të kufizuara. Ky resort pas meje për javët mbase shumë muaj në vazhdim, do të jetë shtëpia e tyre e re deri sa të procesohen aplikimet për vizën e posaçme amerikane SIV.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rama: Shtëpia e shqiptarit, e Zotit dhe e mikut

Shumë fëmijë e gra, mbërrin grupi i parë i afganëve në Shqipëri


Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin