MENU
klinika

Kryeqyteti afgan po bie në duart e militantëve

Talebanët po hyjnë nga të gjitha anët në Kabul

15.08.2021 - 10:31

Militantët talebanë kanë nisur mësymjen nga të gjitha anët në Kabul, dhe janë pranë marrjes nën kontroll të kryeqytetit, territorit të fundit që kontrollohet deri më tani nga qeveria.

“Reuters” duke cituar zyrtarë të NATO-s bën me dije se anëtarë të stafit të BE-së janë zhvendosur në një vend më të sigurt.

Agjencia e lajmeve thotë gjithashtu se një zyrtar amerikan ka konfirmuar se më pak se 50 zyrtarë të ambasadës amerikane do të qëndrojnë, me një ekip kryesor që tani punon nga aeroporti i Kabulit.

Sipas “Reuters” krerët talebanë kanë urdhëruar luftëtarët e tyre që të përmbahen nga kryerja e akteve të dhunës në kryeqytetin afgan dhe të lejojnë kalim të sigurt për këdo që zgjedh të largohet.

Po ashtu bëhet me dije se gratë do të lejohen që të zhvendosen në zonat e mbrojtura. Sjellim në vëmendje që Kabuli ishte qyteti i fundit në duart e qeverisë, pasi kryengritësit talebanë pushtuan dje Jalalabad-in, qytetin kyç në Lindje të vendit.

Qeveria e Presidentit Afgan Ashraf Ghani është në prag të humbjes së kontrollit total të vendit. Tanimë që edhe Kabuli po bie në duart e militantëve, presidenti duket se është dorëzuar përballë talebanëve. Presidenti amerikan Joe Biden tha se SHBA po i kërkonte presidentit të ndiqte një zgjidhje politike për të shmangur gjakderdhjen e mëtejshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ekspertët: ...Amerika po largohet, në thelb po heq dorë!

“Tërheqja amerikane nga Afganistani dëmton imazhin e saj”

‘Bien’ Kandahari dhe Herati!

Kabuli mund të izolohet brenda gushtit