14.08.2021 - 21:49
HAITI
Haiti po shënon një ditë të errët për historinë e vendit teksa deri më tani janë 29 viktima nga tërmeti 7.2 ballë i shkallës Rihter.
Tërmeti u ndie në Karaibe dhe përtej teksa fillimisht u raportuan dëme të mëdha në banesa e ndërtesa.
Menjëherë kanë filluar operacionet e kërkim-shpëtimit teksa ky tërmet ka kthyer në Haiti ‘hijen’ e vitit 2010 kur një tërmet po 7 ballë solli mijëra viktima.