MENU
klinika

Refugjatët do të qëndrojnë aty përkohësisht

Të strehuar rreth 300 afganë, ambasadorja Yuri Kim dhe Xhaçka vizitë në Qytet Studenti

30.08.2021 - 16:36

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim kanë inspektuar qendrat studentore të Qytetit Studenti ku janë akomoduar rreth 300 afganë, të cilët do të qëndrojne aty përkohësisht deri në sistemin e tyre në qendra të tjera hoteliere.

Deri më tani në vendin tonë janë strehuar 607 refugjatë afganë. Të gjithë afganët që kanë mbërritur fillimisht janë regjistruar në çadrat e ngritura në Rinas dhe më pas janë shoqëruar për t’u akomoduar një pjesë në konviktet e Qytet Studentit, ndërsa pjesa tjetër në hotele në Durrës dhe në Shëngjin.

Shqipëria ishte ndër vendet e para që u angazhua për të strehuar qytetarët afganë të cilët po largohen nga vendi i tyre, pasi u kërcënohet jeta nga talebanët. Pritet që në Shqipëri të strehohen 4000 afganë të cilët do të qëndrojnë për 1 vit, deri sa ata të marrin vizën për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nëse dikush prej tyre do të qëndrojnë përgjithmonë, është i lirë për ta bërë.