MENU
klinika

Zhvillimet e fundit në PD

Tërheqja e Mark Markut nga mandati i deputetit, ja kush e zëvendëson në Parlament

28.08.2021 - 12:47

Fati duket se i buzëqeshi sërish Elda Hotit. Ajo pritet që të marrë mandatin e deputetit pas dorëzimit nga drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Lezhës, Mark Marku, shkruan sot “Gazeta Panorama”.

Elda Hoti pas rirenditjes së bërë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bazë të numrit të votave është renditur e 5-ta në listë me 2733 vota më shumë se të tjerët që janë në listën e PD-së që nuk morën mandat.

E teksa largohet Mark Marku, mandatin e tij e merr kandidati i radhës në listë brenda së njëjtës parti.

Në zgjedhjet e 25 prillit, Elda Hoti ishte në listën e PD-së si kandidate e partisë aleate e koalicionit të PD-së, Partia Republikane.

Ndërkohë, Hoti në 2019 hyri në Parlament si deputete e listës së LSI-së, pasi PD-ja dhe LSI-ja dogjën mandatet e deputetëve.