Është thelluar në 1, 297 bilanci i viktimave nga tërmeti katastrofik 7.2 ballë që goditi Haitin, konfirmojnë zyrtarët vendas.
Ekipet e shpëtimit po kërkojnë nëpër rrënoja për ndonjë të mbijetuar, ndonëse me kalimin e orëve shanset bëhen gjithnjë e më të pakta. Shtëpitë, kishat dhe shkollat janë midis ndërtesave të rrafshuara nga tërmeti.
Disa spitale mbetën të mbingarkuar dhe kishin nevojë për furnizime. Mbetet i panjohur numri i personave të zhdukur, ndërsa numri i të plagosurve kap shifrën 5,700. Fatkeqësia komplikon problemet me të cilat përballet kombi i varfër, i cili tashmë po përballet me një krizë politike pas vrasjes së presidentit të tij muajin e kaluar.
Jug-Perëndimi i Haitit duket se ka pësuar dëmin më të madh, veçanërisht rreth qytetit të Les Cayes.
Pamjet në mediat sociale treguan banorët që përpiqeshin dëshpërimisht të tërhiqnin trupat e pajetë nga ndërtesat e rrënuara.
“Rrugët janë të mbushura me ulërima,” i tha New York Times Kryepeshkonti Abiade Lozama, kleriku një kishe anglikane në Les Cayes. “Njerëzit po kërkojnë, për të dashurit ose burime, ndihmë mjekësore, ujë.”