MENU
klinika

“Nuk ka birrë e as çorbë që na ndan”

Vesa Luma reagon e revoltuar pas performancës së Goran Bregovic

24.08.2021 - 10:41

Ndonëse në rrjet pati shumë zëra për të bojkotuar festivalin e birrës në Korçë për shkak të Goran Bregovic kjo gjë nuk ndodhi. Bregovic performoi para publikut një pjesë të këngëve nga repertori i tij, mes tyre edhe “Kalashnikov”, që mendohet se ka frymëzuar masakrat e serbëve kundër shqiptarëve të Kosovës. Gjatë koncertit ndodhi edhe një incident pasi një i ri hodhi gaz lotsjellës mes turmës, por sërish koncerti vazhdoi.

Ky fakt ka revoltuar këngëtaren Vesa Luma, e cila shprehet përmes një postimi në rrjete sociale se nuk e priste që organizatorët e koncertit të këmbëngulnin në ftesën e tyre ndaj Bregovic. Ajo shkruan se shpresonte që organizatorët të lëkundeshin para letrës që shkruan familjarët e të zhdukurve në Kosovë për të bojkotuar Bregovicin. Në fund ajo shprehet se Kosova dhe Shqipëria do të jenë gjithmonë një dhe se nuk ka asgjë në botë që mund t’i ndajë.

“Nuk e di pse deri ne momentin e fundit mendova qe organizatoret e koncertit minimumi do te kishin degju zerat te familjareve te te zhdukurve te Kosoves qe iu drejtuan me leter lutje per anulim te kengetarit te Kallashnikovit..perveqse deshtoi koncerti ,deshtuan organizatoret e bizneset tyre,i  lan Korces e birres se tyre njolle te keqe ..ai erdhi , e kishte marr malli me kendu kishte vite pa kendu (sic kishte thene ne interviste) kishte dal ne skene e kishte ik ne shpi.. 🤦‍♀️ ..

Ajo Corba e Serbise per pike te qefit vijn te ftuar nga serbet e Kosoves ne Kosove,mbajne koncert ikin .. Kaq per ndjenjat e mijera njerezve qe akoma kane plage te hapura.. Shyqyr qe ekzistojne miliona tjere qe kane vetdije e kulture te respektojne dhimbjen e tjetrit..e shyqyr qe nuk karakterizohet Shqiperia e Kosova me individ te tille!

Dhe per fund.. po per mua Kosova dhe Shqipëria jane e perjete do te jene nje- ska as birre as corbe ti ndaj🇽🇰🇦🇱”, shkruan Vesa Luma në një postim.