10.08.2021 - 07:54
Janë vënë nën kontroll flakët mbi tunelin e Kalimashit.
Zjarrfikësit nga Shqipëria dhe Kosova kanë vijuar operacionin gjatë gjithë natës për normalizimin e situatës.
Ndërkohë, vijon ende operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit në Kalimash.
Në ndihmë të zjarrfikësve shqiptarë erdhën mbrëmjen e kaluar edhe 34 zjarrfikës nga Kosova, të cilët morën pjesën në operacionin për shuarjen e flakëve masive.