MENU
klinika

Disa këshilla

Viroza e verës, si ta parandalojmë

17.08.2021 - 18:24

Viroza e verës është një nga shqetësimet shëndetësore më të shpeshta që keni dëgjuar gjatë kësaj stine, duke prekur të gjitha moshat, kryesisht fëmijët.

‘Gastroenteriti” është një infeksion i stomakut dhe zorrës së hollë, që shkaktohet nga viruset, bakteret ose mikrobe të tjera. Individët e prekur nga kjo virozë mund të kenë diarre, dhimbje barku dhe temperaturë të lartë. Gjithashtu mund të kenë simptoma të dhimbjes së kokës, këputje apo dhimbje muskujsh.

Ky infeksion mund të përhapet edhe nga kontaminimi i ujit të pijshëm apo ushqimeve. Gjithashtu mund të përhapen edhe nga një individ tek tjetri me anë duarve të palara ose duke ndarë ushqimin.

Kjo cilësohet si një patologji që kërkon pak ditë deri sa të kalojë, ndonjëherë ka nevojë për mjekim specifik nga mjekët.

Si parandalohet?

-Lani duart shpesh, sidomos nëse keni qënë në ambjente publike.

-Konsumoni ujë me shishe.

-Evitoni akullin.

Burimi: medicalfacts.al

Përkeqëson kujtesën me kalimin e moshës

Si ndikon mbipesha në shëndetin e trurit

Disa pozicione s’i të përmirësojmë shëndetin

Joga me karrige, e mirë për të gjithë!

Shkencëtarët bëjnë zbulimin shokues

“Kapsllëku tregon se zemra juaj është në rrezik”