MENU
klinika

Dyshohet se u qëllua me dy plumba në kokë nga pasagjeri!

Vrasja e Xhuljano Bullarit/ Policia shoqëron 10 persona

22.08.2021 - 10:17

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i 25-vjeçarit Xhuljano Bullarit dy ditë më parë në qytetin e Vlorës, pak metra larg fshatit Babicë.

Sipas News24, i riu dyshohet të jetë vrarë nga pasagjeri në makinë. Mësohet se ai është qëlluar me të paktën dy plumba në kokë.

Policia e Vlorës ka shoqëruar 10 persona në komisariat për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e rëndë.

Vrasja e Xhuljano Bullarit

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, por trupi i pajetë i 25-vjeçarit është gjetur mëngjesin e së shtunës nga kalimtarë të rastit vetëm pak kilometra larg fshatit Babicë.

Ai u gjet brenda makinës së tij tip “Fiat Punto”. Duke u nisur nga ky detaj, hetuesit mendojnë se 25-vjeçari ka arritur aty i shoqëruar nga persona të njohur. Po ashtu, ekspertiza mjeko-ligjore dyshon se 25-vjeçari ka ndërruar jetë rreth orës 21:00 të darkës.

Shkaqet e vrasjes mbeten mister, ndërsa i riu kishte pak kohe që kishte dalë nga burgu, ku kishte vuajtur një dënim për transport të paligjshëm të disa sirianëve. Mësohet se grupi hetimor po pret dëshminë e babait, me arsyen se mund të ndihmoj në hetimin e vrasjes.

Babai i 25-vjeçarit është shprehur se i biri është larguar nga shtëpia në Babrru të Tiranës rreth orës 18:00-19:00 të pasdites, si zakonisht për të pirë kafe.