Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim të premten është ndalur tek lufta me zjarret që prej disa ditësh autoritetet shqiptare dhe partnerët po luftojnë për shuarjen e tyre.
Në një postim në Twitter, Kim shkruan se koordinimi mes Shqipërisë, Holandës, Republikës Çeke dhe SHBA-së ka prodhur rezultate më të mira, duke përmirësuar sigurinë dhe rrezikun për operacionet me helikopter dhe për zjarrfikësit në terren.
Another great example of 🇺🇸 🇪🇺 cooperation in 🇦🇱! https://t.co/FivMDIGFj3
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) August 13, 2021
“Ekspertët amerikanë po punojnë nga afër me pilotët e helikopterëve holandezë dhe çekë, për të ndihmuar në përpjekjet heroike të forcave shqiptare ndaj zjarreve. Koordinimi mes Shqipërisë, Holandës, Republikës Çeke dhe SHBA-së ka prodhuar rezultate më të mira, duke përmirësuar sigurinë dhe rrezikun për operacionet me helikopter dhe për zjarrfikësit në terren”, shkruan Kim.