Partia Demokratike ka zyrtarizuar listën me emrat fitues të Kryesisë së re. Anëtarët e Këshillit Kombëtar zgjodhën me votë të fshehtë 10 anëtarët burra dhe 5 anetare gra.
1-Gert Bogdani
2-Tomorr Alizoti
3-Agron Gjekmarkaj
4-Ervin Salianji
5-Flamur Noka
6-Oerd Bylykbashi
7-Kreshnik Collaku
8-Aldo Bumci
9-Fitim Zekthi
10-Gent Strazimiri
Po me votë të fshehtë u votua edhe lista fituese e grave që përbëhet nga:
1-Oriola Pampuri
2-Dhurata Cupi
3-Juela Hamati
4-Taulanta Jaupi
5-Lindita Metaliaj
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas votimit të ekipit të ri drejtues ka dhënë mesazhin se sfidat që kanë përpara nuk janë vetëm partiake, por edhe kombetare.
Me anë të një postimi në Facebook, kreu i PD ndalet tek reformimi i partisë, që sic thotë ai bashkë me shumicën e shqiptarëve që kërkojnë ndryshim, do të ndërtojmë një Platformë Qytetare për Demokracinë, për zgjedhje të lira, për ndryshime kushtetuese.
“E sotmja është një ditë e rëndësishme për Partinë Demokratike. Demokratet dhe demokratët i dhanë besimin Kryesisë dhe ekipit të ri për të çuar përpara një sfidë që nuk është thjesht partiake, por kombëtare, atë për kthimin e demokracisë dhe legjitimitetit në vend.
Hapja dhe bashkëpunimi i Partisë Demokratike me shoqërinë do të jenë në qendër të reformimit tonë të brendshëm dhe bashkë me shumicën e shqiptarëve që kërkojnë ndryshim, do të ndërtojmë një Platformë Qytetare për Demokracinë, për zgjedhje të lira, për ndryshime kushtetuese që garantojnë ndarjen dhe balancimin e pushteteve, që përmirësojnë përfaqësimin politik, që reformojnë ndarjen territoriale dhe demokratizojnë pushtetin vendor.
Vetëm kështu mund t’i japim fund kapjes së shtetit dhe sundimit të kësaj pakice të korruptuar e ta bëjmë Shqipërinë një vend të jetueshëm për familjet shqiptare”, shkruan Basha.