MENU
klinika

Arrestohet një 21-vjeçar, në kërkim 4 të tjerë

Zbulohet grupi kriminal që kultivonte kanabis

29.08.2021 - 14:25

Një grup prej pesë personash, të cilët kultivonin kanabis sativa është zbuluar nga policia e Shkodrës. Në pranga është vënë vetëm një 21-vjeçar, ndërsa janë shpallur në kërkim 4 persona të tjerë.

Sipas policisë, i riu ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim , në formën e një grupi kriminal.

“Në vendin e quajtur pylli i Rrihnave, në fshatin Vermosh, Njësia Administrative Kelmend, Malësi e Madhe, në faqen e malit në një zonë të pyllëzuar, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të territorit kanë evidentuar dhe asgjësuar një numër të konsiderueshëm bimësh narkotike, ku dyshohet se janë kultivuar nga ky shtetas në bashkëpunim me katër shtetas të tjerë ku vijon puna intensive për identifikimin , kapjen dhe arrestimin e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

NJOFTIMI I POLICISE

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjesisë ligjore.

Finalizohet operacioni policor I koduar “Vermoshi”.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Malësia e Madhe në bashkëpunim me strukturat operacionale të DVP Shkodër.

Kapet dhe vihet në pranga një prej antarëve të një grupi të strukturuar kriminal në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe në bashkëpunim me Seksionin Operacional të DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: A.L., 21 vjeç, banues në fshatin Vermosh, Malësi e Madhe.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim , në formën e një grupi kriminal, pasi në vendin e quajtur pylli i Rrihnave, në fshatin Vermosh, Njësia Administrative Kelmend, Malësi e Madhe, në faqen e malit në një zonë të pyllëzuar, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të territorit kanë evidentuar dhe asgjësuar një numër të konsiderueshëm bimësh narkotike, ku dyshohet se janë kultivuar nga ky shtetas në bashkëpunim me katër shtetas të tjerë ku vijon puna intensive për identifikimin , kapjen dhe arrestimin e tyre.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Moskallezim i krimit” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Operacion anti-drogë në Sarandë

Policia mësyn në banesa e biznese