Situata e zjarrit në majën e Rrunës vazhdon të jetë problematike, ndërsa shërbimet zjarrfikëse janë të angazhuara për të vënë në kontroll të plotë vatrat e zjarreve.
Ndërkohë sot janë angazhuar për izolimin e kësaj vatre zjarri 10 forca zjarrfikëse, 8 forca të pyjores dhe njësia administrative Malzi, si dhe 15 forca të DMR-së Kukës.
Vatra e zjarrit të rënë në vendin e quajtur Stanet e fshatit Morin, është izoluar plotësisht. Për të mbajtur nën monitorim këtë vatër zjarri janë angazhuar 5 punonjës të AZM Kukës.
Në bashkinë Tropojë, në vendin e quajtur Lugu i Nërmajave fshati Peraj njësia administrative Lekbibaj, është regjistruar ditën e djeshme një vatër zjarri.
Nga informacioni i marrë nga Përgjegjësi i Pyjores të bashkisë Tropojë, njoftohet se është djegur rreth 1 hektar dru Ahu.
Aktualisht zjarri është i izoluar dhe do të verifikohet nga ana e punonjësve të pyjores që të mbahet nën kontroll zjarri, ndërsa situata në bashkinë Has është e qetë.