MENU
klinika

"Kemi nevojë për ushtarë dhe pilotë"

Zyrtari taleban: Nuk do qeverisim me sistem demokratik

19.08.2021 - 09:08

Zyrtarët talebanë përjashtojnë demokracinë në Afganistan. Waheedullah Hashimi, një zëdhënës i talebanëve, i tha Reuters se vendi ka të ngjarë të qeveriset nga një këshill taleban në pushtet dhe se çdo pamje e demokracisë tashmë është përjashtuar.

“Nuk do të ketë fare sistem demokratik sepse nuk kanë ndonjë bazë në vendin tonë, “tha Hashimi në një intervistë me Reuters.

“Ne nuk do të diskutojmë se çfarë lloj sistemi politik duhet të aplikojmë në Afganistan, sepse është e qartë. Është ligji i Sheriatit dhe kaq, ” ka theksuar ai.

Hashimi tha se do të kishte një takim të udhëheqjes talebane që do të diskutohej çështjet e qeverisjes gjatë kësaj jave.

Lidhur me rekrutimin e ushtarëve dhe pilotëve që luftuan për qeverinë e përmbysur afgane, Hashimi tha se talebanët planifikonin të krijonin një forcë të re kombëtare që do të përfshinte anëtarët e saj, si dhe ushtarë qeveritarë të gatshëm për t’u bashkuar.

“Shumica e tyre janë trajnuar në Turqi dhe Gjermani dhe Angli. Kështu që ne do të flasim me ta për t’u kthyer në pozicionet e tyre,” tha ai.

“Sigurisht që do të kemi disa ndryshime, të kemi disa reforma në ushtri, por prapë ne kemi nevojë për to dhe do t’i thërrasim që të na bashkohen,” shtoi ai.

Hashimi tha se talebanët kishin veçanërisht nevojë për pilotë sepse nuk kishin asnjë, ndërsa knë kapur helikopterë dhe avionë të tjerë në aeroporte të ndryshme afgane gjatë pushtimit të tyre pasi trupat e huaja u tërhoqën.

“Ne kemi kontakte me shumë pilotë. Dhe i kemi kërkuar që të vijnë dhe të bashkohen, t’u bashkohen vëllezërve të tyre, qeverisë së tyre, ” tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN