MENU
klinika

Sulmet terroriste të 20 viteve më parë

​FSK dhe Ushtria Amerikane nderojnë viktimat e 11 shtatorit

11.09.2021 - 14:03

Në nderim të viktimave të sulmit të 11 shtatorit në ShBA, Forca e Sigurisë së Kosovës së bashku me ushtrinë amerikane kanë mbajtur marshin e përbashkët.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se me kombin dhe  ushtrinë amerikane do të ndajnë gjithmonë, edhe dhembjen edhe krenarinë.

“Regjimenti i Parë i Këmbësorisë së FSK-së së bashku me Brigadën e 86-të të Këmbësorisë së Ushtrisë Amerikane në marshim të përbashkët kondicional në përkujtim dhe nderim të viktimave të 11 Shtatorit 2001.

Me kombin dhe ushtrinë amerikane do të ndajmë gjithmonë, edhe dhembjen edhe krenarinë!

Sepse, Së bashku jemi më të fortë!”, shkruan Mehaj.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat