26.09.2021 - 09:44
Një 44-vjeçar ka tentuar që t’i japë fund jetës duke u vetëhelmuar me pleh kimik.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi L.A., 44 vjeç, banues në Librazhd është vetëhelmuar me pleh kimik, dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.