700 mijë qytetarë kanë marrë plotësisht të dy dozat e vaksinës që nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh”. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila publikoi sot të dhënat.
Manastirliu ripërsëriti thirrjen për qytetarët që të vaksinohen. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 1,982,130 vaksina antikovid. Edhe muaji shtator do të jetë muaj i hapur i vaksinimit për të gjitha grupmoshat +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqendruar duke u paraqitur me kartën e identitetit. Për të pamundurit, njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të jenë kudo në territor për t’ju dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinimit ndaj COVID-19 pa asnjë kufizim.