Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka mbledhur këtë të enjte në Tiranë qindra simpatizantë të Partisë Demokratike, në atë që ai e quan rikthimi i statutit të PD dhe rikthim i kushtetutshmërisë së saj.
Në atë takim, Berisha e cilësoi për të disatën herë si nul dhe si personal vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha, me qëllimin e vetëm sipas tij për të ruajtur pushtetin.
Ai zbuloi po ashtu aksionin e tij ndaj vendimit të Bashës, duke thënë se si fillim do të mbledhin 1.500 firma të delegatëve, për ta çuar më pas çështjen në Kuvendin Kombëtar. I pyetur nga demokratët e pranishëm nëse do të kthehet sërish në krye ë PD, Berisha tha:
“Kushdo që do të udhëheqë PD do e caktojnë demokratët dhe demokratet me vullnetin e tij të lirë”, tha Berisha.