MENU
klinika

Përgjigjet epidemiologu Ilir Alimehmeti

A duhet bërë vaksina, nëse ke kaluar Covid-19?

06.09.2021 - 11:11

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka deklaruar se vazhdon t’i qendrojë deklaratës së tij, se nuk rekomandon bërjen e vaksinës për personat që kanë kaluar Covid-19.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai u shpreh se ky fakt është vërtetuar edhe përmes një studimi të bërë nga një revistë e njohur.

Sipas Alimehmetit, bëhet fjalë për persona që janë imuno-kompentent, që janë në gjendje të ngrenë një përgjigje imunitare.

Mjeku ka theksuar se ai që e ka kaluar Covid-19 ka më shumë mbrojtje natyrale se ai i vaksinuar,  27-fish ndaj formave të rënda dhe 8-fish më shumë ndaj humbjes së jetës.

“E para, na qendron e gjitha kjo që kemi thënë. Në mos gaboj kjo intervistë është bërë në korrik. Ka dal edhe një studim, i cili është përhapur në të gjithë botën sërish, ku përfundimi është më i madh akoma dhe thotë: ‘Imuniteti natyror zgjat shumë më shumë sesa vaksina bën atë efektin që është vaksina Phizer që ata kanë’. Është edhe më i fortë si studim”.

“Në qoftë se ke kaluar një virus nuk kemi asnjë asnjë virus të njohur që të kesh nevojë për vaksinë nga mbrapa, nëse e ke kaluar në mënyrë natyrore. Flasim këtu për persona që janë imuno-kompentent, që janë në gjendje të ngrenë një përgjigje imunitare siç është përgjigja dërrmuese. Patjetër mund të kesh persona të vjetër, me sëmundje dërrmuese që nuk janë në gjendje të mbajnë një përgjigje imunitare. Ndoshta këta mund t’i konsiderojmë.

Pra, ai që e ka kaluar ka më shumë mbrojtje natyrale se ai i vaksinuar. 27-fish ndaj formave të rënda dhe 8-fish më shumë ndaj humbjes së jetës. Këto janë rezultate shumë të forta dhe janë komentuar edhe në revistën “Science” nga shumë epidemiologë, imunologë me emër të botës. Ne imunitetin natyror e kemi shumë më të fuqishëm. Por nga krahu tjetër, mos të mendojmë se kemi ndonjë rrisk, po të bëjmë vaksinën nëse e kemi kaluar Covidin”. l.k/abcnews.al