MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A është i sigurt konsumimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë?

25.09.2021 - 09:33

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A është i sigurt konsumimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë?

Mjeku:Konsumimi i paracetamolit gjatë shtatëzënisë “mund të dëmtojë zhvillimin e foshnjës tuaj”, ka paralajmëruar një studim i ri.

Sipas “The Sun” paracetamoli mund të shkaktojë probleme neuro-zhvillimore tek fëmija, siç është autizmi. Rreziqet e tjera të mundshme përfshijnë IQ (niveli i inteligjenës) më të ulët dhe infertilitet, thonë shkencëtarët.

Prof. David Kristensen, nga Universiteti i Kopenhagenit, tha: “Shumë sugjerojnë se paracetamoli mund të ndryshojë zhvillimin e fetusit. Kjo është pilula më e zakonshme që gratë shtatzëna marrin pa recetë për të lehtësuar dhimbjet ose për të shpëtuar nga ethet”.

Ekspertët thonë se gjetjet nuk ndryshojnë përdorimin e rekomanduar të ilaçit gjatë shtatzënisë.

 

 

Dr. Sarah Stock tha: “Ekipi ka bërë një punë të mirë, por për fat të keq, shumica e atyre provave nuk janë aq të forta sa të nxjerrin përfundime që përdorimi i paracetamolit në shtatzëni, shkakton probleme zhvillimore te njerëzit.”

Mjekët thonë se paracetamoli është i sigurt për t’u marrë gjatë shtatzënisë dhe gjatë ushqimit me qumësht gjiri të fëmijëve.

Udhëzimet zyrtare thonë: “Para se të merrni ndonjë ilaç kur jeni shtatzënë, përfshirë ilaçet kundër dhimbjeve, kontrolloni me farmacistin, maminë ose mjekun tuaj nëse është i përshtatshëm.”

Ekzistojnë gjithashtu dëshmi se paracetamoli zvogëlon pjellorinë tek femrat, sipas Prof. Shanna Swan.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim