MENU
klinika

"Brukseli është në dijeni?"

Afganët ‘shqetësojnë’ sërish eurodeputeten greke

23.09.2021 - 20:53

Që prej shpërthimit të luftës në Siri, fluksi i refugjatëve ka qenë më i madh nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, se sa e anasjellta.

Megjithatë, eurodeputetët grekë janë të shqetësuar mbi “pasojat e vendimit të qeverisë shqiptare për të strehuar refugjatët afganë”.

Ata ngrenë shqetësim në Bruksel se numri i saktë i refugjatëve afganë që do të strehojë Shqipëria mbetet mister, ashtu si vendet ku do të akomodohen dhe për këto arsye, thonë se këto përbëjnë një rrezik të madh për një fluks tjetër refugjatësh në drejtim të Greqisë.

Eurodeputetja Anna-Michelle Asimakopoulou e të djathtëve në PE pyet Komisionin nëse është në dijeni të ndonjë shifre të saktë se sa do të jetë numri i refugjatëve sirianë që do të strehohen në Shqipëri dhe cilat janë masat që do të marrë BE për të parandaluar një fluks të mundshëm në kufirin grek të tyre.

Në të njëjtën letër “shqetësuese” ngritur për Komisionin, Anna-Michelle Asimakopoulou flet për “keqtrajtimin e minoriteti grek, sekuestrimin e pronave të tyre” dhe kërkon nga BE që të ushtrojë presion ndaj Shqipërisë që “të ndalojë këto praktika”.

Sipas shifrave të dhëna publikisht nga autoritetet shqiptare, numri i refugjatëve afganë që do të strehohen në Shqipëri nuk shkon më shumë se 4 mijë. Deri më tani kanë mbërritur rreth 700 prej tyre, që po strehohen nëpër hotele.

Shpenzimet për këtë kategori refugjatësh mbulohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që ata janë të pajisur me leje qëndrimi 1-vjeçare në pritje të procesimit të kërkesave të tyre për t’u pajisur me vizë nga SHBA, ose vendet e tjera perëndimore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Çmendet' eurodeputetja greke

I kërkon llogari Tiranës për afganët