MENU
klinika

"Sekretarit të NATO-s i garantova se..."

Albin Kurti: Nuk kam informacion për ndërhyrjen e KFOR-it

27.09.2021 - 12:37

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sërish për situatën e krijuar në veri të vendit, ndërsa tregoi se gjatë ditës ka pritur në takim gjeneralin e KFOR-it

Kurti shtoi se nuk ka informacione se mund të ketë ndërhyrje në veri të vendit nga KFOR-i, pavarësisht raportimeve nga mediet.

Sipas tij, të gjitha vendimet merren në pajtueshmëri me Policinë që ndodhet atje.

“Ne diskutuam me gjeneralin Federicci për situatën e sigurisë meqenëse ne kemi policët atje, dhe atje e bëjnë vlerësimin e situatës. Përmbajtja e vendimeve që i marrim janë shumë profesionale, unë si kryeministër nuk marrë vendime pa qenë në pajtueshmëri me polici. Nuk kam informacion të tillë për ndonjë përgatitje të ndërhyrjes së KFOR-it”, tha Kurti.

Po ashtu ai bëri të ditur se një ditë më parë ka biseduar me zyrtarët e lartë të NATO-s dhe BE.

“Kam biseduar dje edhe me sekretarin e NATO-s Jens Stoltenberg, dhe shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell ku kam treguar se jemi të gatshëm për takim. Ndërkaq komandanti i përgjithshëm i KFOR-it po ashtu është në kontakt me kryetarët e komunave të veriut, dhe është i interesuar që situata të deeskalojë, dhe kështu të kthehemi në paqe të plotë. Komunikimin e kemi të përditshëm, madje çdo orë”, tha Albin Kurti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!