Analisti Mentor Nazarko u shpreh në “Log” se vendimi i SHBA-së për të shpallur tani Sali Berishën “non grata” dhe jo më parë kur ishte në pushtet mund të lidhet me faktin se ish-kryeministri shkon kundër një relaksimi të marrëdhënie pozitë-opozitë.
“Janë arsye aktuale. Linja e tij me gjasë shkon kundër një relaksimi të marrëdhënie pozitë-opozitë, në të cilët funksionojnë institucionet e drejtësisë. Me fjalimet e tij në parlament, ai akuzon pa prova kundërshtarin dhe vetë SHBA-së i thotë më jep prova. Berisha nuk e rrëzon dot Ramën me “qytetarin dixhital” tha ai.
“Largimi i Berishës e forcon opozitën. Po jap një shembull. Zgjedhja e linjës konstruktive e Bashës në muajt e fundit e rriti elektoralisht PD-në.
“Berishizmi” si linjë nuk funksion. Kjo është një ndihmë që SHBA do t’i japë PD-së. Ka një interes amerikan për pastrimin e elitave në Ballkan. Ata duan që edhe me dorë të fortë ta pastrojnë”.
Zgjidhja për opozitën është vetëm një. “Përballë Ramës duhet një opozitë e stilit të ri” tha Nazarko./ db/