Nga Paul Hunter
Pas mbi 18 muajsh të pandemisë aktuale, me distancimin social, mbajtjen e maskave, dhe mbylljet e ekonomive, ajo që duam të dimë të gjithë më shumë se sa çdo gjë tjetër, është se kur do të mbarojë dhe si do të përfundojë. Teksa nuk ka asgjë të sigurt, ne kemi shumë dëshmi mbi të cilat mund të ndërtojmë disa pritshmëri realiste, se si do të jetë ecuria e pandemisë gjatë vitit të ardhshëm apo edhe më gjatë.
Kjo mund të mos jetë hera e parë që koronavirusi i Covid-19 ka shkaktuar një pandemi të tmerrshme globale. Kështu, kemi hipotezën se “Gripi rus” që u shfaq në vitin 1889, dhe që në të vërtetë nuk ishte një virozë stine, por ishte shkaktuar nga një tjetër koronavirus, OC43.
Ajo pandemia shkaktoi 4 ose 5 valë goditëse gjatë 5 viteve të ardhshme, pas të cilave u duk sikur u zhduk. Në Angli dhe Uells, shumica e vdekjeve të tepërta që shkaktoi ishin të kufizuara vetëm gjatë viteve 1890-1891.
OC43, shkaku i mundshëm i asaj pandemie, qarkullon ende sot, edhe pse rrallë shkakton sëmundje të formave të rënda.
Të dhënat e deritanishme sugjerojnë se SARS-CoV-2, koronavirusi që shkakton sëmundjen e Covid-19, është këtu për të qëndruar, një përfundim ky në të cilin është mbërritur disa muaj më parë nga shumë shkencëtarë që studiojnë virusin. As vaksinat dhe as infektimi natyror me të, nuk do ta ndalin përhapjen e virusit.
Dhe ndërsa vaksinat e zvogëlojnë transmetimin e tij, ato nuk do të mund t`i frenojnë infeksionet në shkallë aq të lartë sa ta zhdukin koronavirusin e ri. Edhe para se të mbërrinte varianti Delta, ne kemi parë raste të njerëz të vaksinuar me të dyja dozat që ishin prekur nga virusi, dhe që e përhapnin atë tek të tjerët.
Meqë vaksinat janë disi më pak efektive në luftimin e varianti Delta, në krahasim me format e tjera të virusit, mundësia e infektimit pas vaksinimit është rritur. Edhe imuniteti i krijuar nga vaksina për të mos u infektuar, nis të bjerë brenda disa javëve nga marrja e dozës së dytë të saj.
Dhe për shkak se imuniteti ndaj infeksionit nuk është as absolut dhe as i përhershëm, imuniteti i tufës është një objektiv i paarritshëm. Kjo do të thotë se Covid-19 ka të ngjarë të bëhet endemik, me norma ditore të infektimeve që do të bien në varësi të sasisë së imunitetit dhe ndërveprimi social në të gjithë popullatën.
Koronaviruset e tjerë njerëzorë, shkaktojnë infeksione të përsëritura mesatarisht çdo 3-6 vjet. Nëse SARS-CoV-2 do të përfundojë duke u sjellë në të njëjtën mënyrë, kjo sugjeron se në Britaninë e Madhe mesatarisht 1/6 deri 1/3 e njerëzve, pra 11- 22 milionë njerëz, mund të infektohen me të çdo vit, ose 30.000 deri në 60.000 në ditë.
Por kjo nuk është aq e frikshme sa duket. Por, kërkimet që janë në zhvillim e sipër, sugjerojnë se mbrojtja imune ndaj shfaqjes simptomatake të Covid-19, duket se po zbehet. Gjithsesi, mbrojtja kundër sëmundjeve të formave të rënda, e krijuar nga vaksinimi ose nga infektimi natyror, është shumë më e gjatë.
Gjithashtu duket se ajo nuk zhduket plotësisht kur përballemi me variantet e reja.
Në fakt, për koronaviruset e tjerë që prekin njerëzit, shumica dërrmuese e infeksioneve janë ose asimptomatike ose në rastin më të keq një e ftohur e lehtë. Të gjitha shenjat tregojnë se Covid-19 mund të përfundojë të jetë i njëjti.
Se si do të marrë fund pandemia aktuale, kjo do të ndryshojë nga njëri vend në tjetrin, dhe do të varet kryesisht nga përqindja e njerëzve të imunizuar, dhe se sa infeksione ka pasur që nga fillimi i pandemisë. Në Britani dhe vende të tjera që kanë një normë të lartë të vaksinimit, por edhe një numër po aq të lartë të rasteve që e kanë kaluar sëmundjen, shumica e njerëzve do të kenë një formë imuniteti ndaj virusit.
Për shembull, në Angli është vlerësuar në fillim të këtij muaji se mbi 94 për qind e popullsisë së rritur ka antitrupa ndaj Covid-19. Tek ata që kanë një imunitet paraprak, është vërejtur se Covid-19 tenton të jetë më pak i rëndë.
Dhe ndërsa imuniteti rritet tek gjithnjë e më shumë njerëz me kalimin e kohës, nga ri-infektimet natyrore apo dozat përforcuese të vaksinës, ne mund të presim që një përqindje në rritje e infeksioneve të reja të jenë simptomatike, ose në rastin më të keq të shkaktojnë sëmundje të lehta.
Virusi do të mbetet me ne, por sëmundja do të bëhet pjesë e historisë sonë. Por në vendet pa shumë të sëmurë me këtë virus, por edhe pa shumë të vaksinuar, shumë njerëz do të mbeten të rrezikuar. Edhe në vendet me mbulimin më të lartë të vaksinave në të gjithë botën, mbi 10 për qind e njerëzve nuk kanë marrë ende një dozë vaksine.
Gati të gjithë ata që nuk janë vaksinuar ka të ngjarë të preken nga virusi. Kur të infektohen, ata do të jenë po aq të rrezikuar nga sëmundjet e formës së rëndë dhe vdekja (në varësi të moshës dhe gjendjes së tyre shëndetësore), sa në çdo kohë tjetër gjatë pandemisë.
Dhe në këto vende, hapja do të çojë me siguri në një rritje eksponenciale të infeksioneve për shkak të numrit të madh të njerëzve pa imunitet. Dhe ndërsa sasia e virusit që qarkullon rritet, edhe tek njerëzit e vaksinuar do të ketë më shumë të infektuar, duke pasur parasysh faktin që vaksinat nuk të mbrojnë 100 për qind.
Edhe pse Covid-19 priret të jetë më pak i rëndë tek njerëzit e vaksinuar, sërish disa prej tyre sëmuren rëndë, dhe këto vende mund të hospitalizojnë një numër të konsiderueshëm njerëzish të vaksinuar që do kenë sërish nevojë për kujdes spitalor. Gjithashtu, heqja e kufizimeve nga këto vende, do të ketë një ndikim kritik.
Ka shumë njerëz të tjerë që presin të vaksinohen së shpejti, ndërkohë që efektiviteti i atyre që tashmë janë vaksinuar mund të ketë filluar të zbehet. Gjithsesi, leksioni kryesor nga gripi rus, është se Covid-19 do të bëhet më pak i rëndësishëm gjatë muajve të ardhshëm, dhe se shumica e vendeve tashmë me siguri e kanë kaluar thuajse më të keqen e pandemisë.
Por mbetet ende shumë e rëndësishme që të ofrohen vaksinat për popullatat që janë ende të pa vaksinuara në botë. Është më se e qartë se ndikimi kryesor i vaksinimit nuk do të jetë parandalimi i prekjes nga SARS-CoV-2, por zvogëlimi i ashpërsisë së infeksionit herën e parë që njerëzit ndeshen me virusin.
Në rast se njerëzit e janë prekur një apo dy herë nga koronavirusi dhe kanë krijuar tashmë një imunitet natyror, vaksinat do ta shtojnë relativisht më tepër mbrojtjen. Për të pasur reduktimin më të madh të formave të rënda të sëmundjes, duhet që vaksinat të shpërndahen tek sa më shumë njerëz që të jetë e mundur. / “The Conversation” – Bota.al