MENU
klinika

Dhuna me bazë gjinore

Angelina Jolie jep një mësim të mirë për çdo vajzë të re…

03.09.2021 - 13:28

Aktorja e njohur Angelina Jolie ka zhvilluar një bisedë online me disa vajza aktiviste dhe të reja në moshë, për të folur më shumë për të drejtat e tyre. Jolie i dha mbështetjen e saj në aktivitetet e tyre për të luftuar dhunën me bazë gjinore dhe foli njëherësh edhe për ndjekësit e saj. Ajo u shpreh:

Jam e ndërgjegjshme për forcën e martesës. Por pastaj kur bëhesh nënë vajzash dhe i shikon të rriten 12, 13, 14 vjeçe dhe mendon idenë se dikush do martohet me të, do ta bëjë grua, mbase nuk do ta dojë, ose do ta detyrojë të bëjë gjëra që nuk i do… të duket horror. Të gjithë duhet t’i kuptojmë këto situata si njerëz, si prindër dhe të punojnë për t’i ndryshuar. Unë jam e fokusuar në këto çështje.

Jolie është nënë e dy vajzave dhe katër djemve, kujdestarinë e të cilëve e ka marrë tërësisht ajo pas divorcit me Brad Pitt. Angelina nisi divorcin me Brad në vitin 2016 dhe ai përfundoi në vitin 2019.Angelina Jolie arriti fitoren në betejën e saj ligjore me Brad Pitt pasi gjyqtari i çështjes u pezullua për shkak të një ankese të paraqitur nga aktorja. Gjyqtari John Ouderkirk i kishte dhënë Pitt kujdestarinë e përbashkët në maj të këtij viti, por një gjykatë e Kalifornisë ra dakord me apelin e Jolie për të hequr gjyqtarin nga çështja.

Rikujtojmë se, Angelina Jolie, ka vendosur që të hapë llogarinë e saj në rrjetin social Instagram. Aktorja në postimin e saj të parë vendosi që të ndante një letër të cilën ia kishte dërguar një vajzë adoleshente nga Afganistani. Vajza, emri i së cilës nuk u bë i ditur, shkroi për frikën e saj se kthimi i talebanëve do t’i japë fund karrierës së saj në arsim, duke thënë se të gjithë tani janë përsëri të burgosur. Angelina është gjithmonë përkrahëse e kauzave që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Nga ky fakt, ajo u bë e para aktore që arrin 8.9 milionë ndjekës brenda tre ditëve. Ajo praktikisht është bërë personi i parë në botë që ka arritur të fitojë shumë shpejt një milionë ndjekës në këtë platform, përdoruese e së cilës ylli 46-vjeçar i Hollivudit u bë vetëm kohët e fundit. Ajo ka kaluar shumë shpejt Ruper Grint dhe Sir David Attenborough që mbanin deri tani rekordin dhe ka befasuar kur brenda pak orësh, arriti 2.1 milionë ndjekës.