Policia e Shkodrës në kuadër të operacioni “Buna 2021″ ka vënë në pranga 8 persona dhe një tjetër e ka shpallur në kërkim.
Forcat “Shqiponjat” e Policia e Shkodrës kanë prangosur pjesëtarët e një grupi kriminal që merrej me shitjen e lëndëve narkotike në qytetin e Shkodrës.
Konkretisht në pranga kanë rënë; Arjan Cerjani, 49 vjeç, Enkeledia Cerjani, 40 vjeçe, Leart Cerjani, 19 vjeç, Luis Cerjani, 21 vjeç, Emiljan Hajdaraj, 44 vjeç, Gjergj Pllumbi, 34 vjeç, Indrit Ishmakej, 26 vjeç dhe Valentin Plenishta, 20 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.
Gjithashtu është shpallur në kërkim Redi Idrizi, 35 vjeç, me detyrë infermier pranë Spitalit Rajonal Shkodër.
Nga hetimet ka rezultuar se aktiviteti i këtij grupi kriminal është shtrirë gjatë një kohe të konsiderueshme në qytetin e Shkodrës, ku janë dokumentuar shumë raste të shkëmbimit të medikamenteve midis R. I. dhe A. C. Më pas, këto medikamente, të arrestuarit e tjerë ua shisnin personave të ndryshëm që ishin në terapi nga përdorimi i lëndëve narkotike.
Sekuestrohen arsenal armësh (5 armë zjarri, 1 armë gjahu, 1 armë sportive), 6 thika, metadon, doza kokaine e kanabisi dhe municion luftarak.