MENU
klinika

Shtëpinë e kishte të mbushur me euro, dollarë dhe lekë

Arrestohet drejtori i IKMT në Dibër

10.09.2021 - 17:05

Drejtori i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Dibër është arrestuar. Prangosja e tij ka ardhure pas finalizimit të opracionit “Bankomati” nën drejtimin e SPAK.

Lutfi Miftari, 56 vjeç, akuzohet se ka marrë ryshfet. Gjithashtu është arrestuar edhe Eljo Elezi, 34 vjeç, banues në Tiranë, adminstrator i kompanisë “H4 CHROM’, që operon në fushën minerare në qarkun Dibër.

Sipas policisë, arrestimi i këtyre personave u bë pasi shtetasi L.M, në cilësinë e Drejtorit të IKMT, në Qarkun e Dibrës, ka abuzuar me detyrën duke marrë ryshfet nga shtetasi E. E, adminstratori i kompanisë, shumën prej 50.000 lekë të rinj, për të mos filluar procedurën për shkeljen e konstatuar tek ky subjekt nga grupi i kontrollit për mungesën e dokumentacionit, si lejen mjedisore e dokumente të tjera.