MENU
klinika

Transportonin emigrantë të paligjshëm

Arrestohet punonjësi i Gardës së Republikës dhe bashkëpunëtori

06.09.2021 - 11:10

Në një kohë kur puna për “goditjen” e rasteve të dhënies së ndihmës së emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit po vijon, policia e Korçës ka arrestuar 2 persona të tjerë.

Në aksin rrugor Pogradec-Prrenjas, në dalje të qytetit të Pogradecit, mjetin tip “Chevrolet”, me drejtues D. K. 50 vjeç dhe pasagjer 59-vjeçarin A. M., po transportonin 5 emigrantë të paligjshëm, që kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Drejtuesi i këtij automjeti, me detyrë punonjës i Gardës së Republikës si dhe pasagjeri, janë vënë në pranga nga policia.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë për veprime të mëtejshme.

Ditën e djeshme në qarkun e Korçës, kufi ndarës midis Republikës së Shqipërisë dhe shtetit grek shërben si portë hyrëse për qindra prej tyre.

Vetëm ditën e djeshme janë kapur mbi 100 persona të shtetasive nga vendet e lindjes, duke “goditur: kështu 2 raste të transportimit të paligjshëm të tyre.