MENU
klinika

Dita e pestë nën tokë!

Asnjë shenjë nga minatori në Bulqizë

19.09.2021 - 10:39

Minatori Muharrem Plaku është i bllokuar në një nga galeritë e Bulqizës, që prej mëngjesit të së mërkurës, kur u shemb një sasi e madhe mineralesh.

Grupi i Avari Shpëtimit si dhe minatorë të firmave të tjera po punojnë pa ndërprerje për zhbllokimin e galerisë, por operacioni është i vështirë, ndërkohë që po përdoren mjete elementare.

Ditët po kalojnë, ndërkohë që shpresat për të gjetur shëndoshë e mirë 60-vjeçarin, i cili punonte prej 8 vitesh në minierë, pakësohen.

Një ditë më parë, zëvendës ministri i infrastrukturës dhe Energjitikës, Ilir Bejtja deklaroi se është ngritur një grup hetimor për të verifikuar shkaqet e ngjarjes, ndërsa kanë krijuar dyshimet e para se si ka ndodhur aksidenti.