MENU
klinika

Champions League

Atalantës i mjafton 1 gol, ndeshje e mirë e Gjimshitit

29.09.2021 - 20:45

Atë që nuk e bëri Manchester United, e bën Atalanta. Skuadra berhamaske mposhti 1-0 Young Boys, duke marrë fitoren e parë në grup dhe ngjitet aktualisht me 4 pikë.

Ndeshja është vendosur në pjesën e dytë, me golin e Pessinas në minutën e 68-të. Atalanta shënoi edhe në pjesën e parë, por u anulua për pozicion jashtë loje. Berat Gjimshiti e nisi titullar dhe luajti për 90 minuta.

Ndeshja tjetër e orës 18:45, ajo mos Zenit dhe Malmo përfundoi 4-0 në favor të rusëve. Ishin tri pikët e para për Zenit, ndërsa suedezët nuk kanë asnjë në dy ndeshje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN