MENU
klinika

Rritja e çmimit të bukës

Autoriteti i Konkurrencës paralajmëron tregtarët

10.09.2021 - 07:27

Pak ditë pasi u lajmërua rritja e çmimit të bukës, Autoriteti i Konkurrencës ka dalë me një deklaratë ku paralajmëron tregtarët e miellit që të mos përcaktojnë çmimin e blerjes apo shitjes së miellit në treg.

Në reagim përmenden disa kompani, të cilat Autoriteti i Konkurrencës i detyroi që mos të përcaktonin çmimet. Paralajmërimi vjen ndërkohë që disa furra kanë rritur çmimin e bukës me 100 lekë të vjetra.

Në deklaratë thuhet se Komisioni i Konkurrencës do të shprehet me një vendim mbi zbatimin e kushteve dhe detyrimeve të dhëna të cilat shtrihen në kohë edhe pas përfundimit të periudhës 1-vjeçare të monitorimit.

DEKLARATA

Autoriteti i Konkurrencës bën me dije se:

1. Komisioni i Konkurrencës, me anë të vendimit nr. 700, datë 24.07.2020 “Për mbylljen e hetimit të thelluar në tregun e importit të grurit, importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit ndaj ndërmarrjeve Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK, me kushte dhe detyrime dhe dhënien e disa rekomandimeve për MFE, MBZHR dhe AKU” ka vendosur:

1. Konstatimin e sjelljes së bashkërenduar midis ndërmarrjeve Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK, në tregun e importit të grurit, importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit, pasi këto ndërmarrje bashkërendojnë sjelljen duke caktuar çmimet e shitjes dhe duke kontrolluar prodhimin në tregun e miellit për shkak të integrimit vertikal, sjellje e cila bie në kushtet e zbatimit të nenit 3 pika 4, dhe nenin 4 pika 1 gërma a dhe b të ligjit 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

1. Detyrimin e ndërmarrjeve Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK si vijon:

2. Të mos caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi;

3. Të mos kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet;

4. Të mos ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit;

5. Gjatë periudhës së monitorimit të raportojnë çdo 3 (tre) muaj pranë AK-së të dhëna mbi blerjet dhe shitjet në përmbushje të detyrimeve të dhëna sipas kësaj pike.

III. Moszbatimi i përmbushjes së pikës III të këtij vendimi, në zbatim të nenit 73 dhe 74 të ligjit nr. 9121/2003, ndëshkohet me penalitetet përkatëse.

1. Monitorimin e sjelljes së ndërmarrjeve Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA dhe Atlas Mills SHPK për një periudhë 1 (një) vjeçare.

Komisioni i Konkurrencës do të shprehet me një vendim mbi zbatimin e kushteve dhe detyrimeve të dhëna me anë të vendimit nr. 700, datë 24.07.2020 të cilat shtrihen në kohë edhe pas përfundimit të periudhës 1 (një) vjeçare të monitorimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Më të shtrenjtën në raport me të ardhurat

Shqipëria shpenzon më shumë për bukë në Europë

Rritet çmimi i bukës dhe i makaronave

Kriza e prodhimit të grurit në botë shtrenjton miellin