Reduktimi i tarifave të roamingut midis Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, ishin në fokus të takimit të organizuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila udhëheq këtë proces, së bashku me AKEP dhe përfaqësuesit e operatorëve celularë të cilët operojnë në vendin tonë.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja Belinda Balluku, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, teksa thekson se është shumë e rëndësishme angazhimi i operatorëve të telefonisë celulare për tu bërë pjesë e realizimit me sukses të këtij procesi tejet të rëndësishëm.
Balluku shkruan më tej se ulja e tarifave do të ketë një impakt të drejtpërdrejt tek qytetarët dhe se ky është hapi i radhës në axhendën dixhitale të Ballkanit Perëndimor pas marrëveshjes Rajonale të Roamingut e cila tashmë po zbatohet me sukses që prej dates 1 korrik.
“Reduktimi i tarifave të roamingut midis ????????BE dhe Ballkanit Perëndimor ishte në fokus të diskutimeve mes MIE, e cila udhëheq procesin, AKEP si institucion rregullator dhe operatorët celularë që operojnë në vendin tonë. Shumë i rëndësishëm angazhimi i operatorëve të telefonisë celulare për t’u bërë pjesë e realizimit me sukses të këtij procesi tejet të rëndësishëm. Ulja e këtyre tarifave do të ketë impakt të drejtpërdrejtë për qytetarët dhe është njëkohësisht hapi tjetër i radhës në Axhendën Dixhitale të Ballkanit Perëndimor pas zbatimit me sukses të Marrëveshjes Rajonale të Roamingut”, shprehet ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Plani i veprimit që po konsultohet gjerësisht, është përgatitur në bashkëpunim me Këshillin e Kooperimit Rajonal, me mbështetjen e Komisionit Europian, me angazhimin e ekspertëve të ministrive dhe rregullatorëve dhe në konsultim me operatorët celularë.