MENU
klinika

Përjashtimi i Berishës

Bamir Topi: Basha ekzekutoi porosinë dashamirëse të SHBA për demokratizimin e PD

14.09.2021 - 20:38

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bamir ka deklaruar se ishte SHBA katalizatori kryesor pse Basha hoqi Berishën nga grupi parlamentar.

Topi tha në emisioni “Frontline” se Basha mori një porosi shumë dashamirëse nga amerikanët për demokratizimin e PD dhe e ekzekutoi duke dalë nga të gjitha alibitë.

Po ashtu Topi komentoi edhe vizitën e Merkel në Shqipëri duke theksuar se si një lidere e jashtëzakonshme dha mesazhin me largimin e saj nga posti i kancelares për ata që duan të mbajnë ende pozicionet e tyre.

Ju a kam thënë dhe e kam thënë, politika e vendeve mike nuk ecën me emra. Largojuni emrave. Në çdo kohë ka titullarë institucionesh, faktorë gjeopolitikë, gjeostrategjikë. Bota ecën pa emocione, me vizion shumë largpamës. Njerëzit janë shumë të rëndësishëm. Është një linjë institucionale. Ka shumë aktorë, aktorë që kanë qenë, janë dhe do të vijnë. Kur kemi shembullin elokuent të znj.Merkel. Një lidere e jashtëzakonshme me mbështetje të jashtëzakonshme, hipotekë të jashtëzakonshme vjen dhe largohet. Ky është shembull i qartë për personazhe të tjerë që kërkojnë të qëndrojnë në pozicione që kanë pasur.

Më mirë PD me apo pa Berishën?

Unë besoj që pyetja juaj ndodh se pyetjet nuk zgjidhen, duhet të ishin në tjetër këndvështrim. Nëse kujtoni çfarë thashë në përmbyllje të përgjigjes, emrat janë të rëndësishëm, por më shumë janë institucionet.Nëse i referoheni fjalës së Berishës për pazare, së paku Berisha është disa vjet me vonesë. Pazari më i madh i përfolur është ai i 2017.

Del një pyetje shumë e rëndësishme, ky ka qenë në dijeni apo jo. Nëse ka qenë pse zgjodhi heshtjen. Sa u duk në sytë e të gjithëve, atyre që e njohin dhe nuk e njohin, ishte në dijeni të gjithçkaje dhe po bëhej në simbiozë të Basha-Berisha. Faktet e diëtve të fundit po dëshmojnë që, Berisha ka qëndruar mesa duket në tërheqje për këtë periudhë duke shpresuar të ruajë statu-quo. Nuk ishte Basha. Besoj që katalizatori më i fortë në këtë proces janë SHBA. Janë ata që duke e dëshmuar publikisht dhe duke e analizuar arsyet e personit non grata, i dhanë një nxitje e subjektit politik, ku zëri i Berishës është autoritar klasik. Janë 30 vjet që janë drejtuar me dorë të fortë nga ai. Edhe kur s’ka qenë kryetar që pushteti i tij në PD ka qenë i pranishëm. Ishte katalizatori SHBA, që Basha të dilte nga të gjitha alibitë, sipas zërave janë shprehur në takime të tjera, që e ka pasur një pengesë në rrugëtimin e tij. Veprimi i Bashës është një ekzekutim i një porosie shumë dashamirëse që është dhënë për demokratizimin e PD.

Kishte zgjedhje tjetër?

Duke besuar që një nga personat që e ka mbajtur PD në 30 vite është Berisha. Nga kjo pikëpamje them se Basha edhe sot që ne flasim është njeri që nuk flet. Dy nuk flasin në Shqipëri, që duhet të flisnin së paku të qartësonin pozicionin, Basha që është i involvuari duke parë që ka dhe një lëvizje të kundërshtarit të tij, dhe një zë tjetër që është marrë me gjithçka që ka të bërë me opozitën. Duke degjeneruar dhe opinionin publik, Edi Rama. Më i privilegjuari në këto moment. Një personazh politik i rëndësishëm është ai i mandatit të tretë. Nuk kemi as njërin as tjetrin. Me të drejtë sot takon njerëz, ja pra është prova sap o them. Sot njerëzit kanë nevojë për transparencë. Çdo gjë ndodh, do të ndodhi. Patjetër ka nevojë për sqarim. Niveli i absorbimit të një lajmi nuk është njëlloj për të gjithë. Militantët e një partie i janë vënë me mish e me shpirt një individi, nuk e kuptojnë.