03.09.2021 - 22:28
Barcelona largon edhe një tjetër futbollist për këtë sezon. Miralem Pjanic do të luajë këtë sezon te Besiktas i huazuar. Një dhuratë e katalanasve për klubin e madh të Stambollit, duke qenë se 70% të rrogës do t’ia paguajnë pikërisht ata mesfushorit boshnjak.
Praktikisht, mbi 5 mln euro Barcelona dhe 2.3 mln euro Besiktasi. Me duart lart si shqiponjë që simbolizon klubin e Besiktas, Pjanic ka përshëndetur tifozët…
Ndërkohë, ai në një postim tjetër përdori shprehjen e famshme të tifozëve turq në rrjetet sociale poshtë profilit të një lojtari “eja te Besiktas”…
View this post on Instagram
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Luajti me Bayern, Juve e Milan