MENU
klinika

Champions League, ndeshjet e para në grupe

Bayern i jep “leksion” sërish Barçës, rikthehet Juve

14.09.2021 - 23:00

Përfundon nata e parë e ndeshjeve në grupe të Champions League. Bayern Munchen edhe njëherë tjetër nuk ka falur Barcelonën, teksa ka fituar 3-0 në “Camp Nou”. Bavarezët ishin superiorë.

Pas një dominimi në mbajtjen dhe qarkullimin e topit, miqtë shpërblehen në 33’ me golin e Muller, gjuajtja e të cilit devijohet dhe portiere Ter Stegen i dorëzuar. Në pjesën e dytë vjen dopieta e Lewandowskit, i cili nuk fal në dy raste pasi topi vjen nga shtyllat.

Juventus gjen fitoren e parë sezonale në Champions. Bardhezinjtë fitojnë 3-0 në transfertë ndaj Malmoe. Të tre golat u shënuan në pjesën e parë. Alex Sandro, Dybala dhe Morata mbyllën llogaritë për ndeshjen e parë.

Chelsea vuan shumë në shtëpi ndaj Zenit. Vetëm 1-0 e kampionëve në fuqi të Evropës. Gjithsesi, vlen goli i Lukakut në 69’. Tri pikët e para në grup me blerjen më të goditur, që po ia shpërblen më së miri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Champions League, ndeshjet e para në grupe

Nis me surpriza, Young Boys përmbys golin e Ronaldos


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin