MENU
klinika

Merret vendimi

BE njeh pasaporten dixhitale të Covid për Shqipërinë

15.09.2021 - 15:54

Një javë më parë, Ministrja e Shëndetësisë në vendin tonë, Ogerta Manastirliu, njoftoi se certefikatat e vaksinimit do të njiheshin nga BE brenda muajit shtator, sepse siç njoftoi ajo procedurat ishin drejt fundit.

Ndërkohë nuk ka vonuar vendimi. Prej ditës së sotme, certefikatat tona të vaksinimit do të pranohen në BE me të njëjtat kushte si pasaportat digjitale të bllokut.

“Në total, 42 shtete – 27 vende anëtare të Bashkimit Europian dhe 15 të tjera që nuk janë pjesë e tij – po bëhen tashmë pjesë e sistemit të pasaportave dixhitale të BE-së, duke e konfirmuar këtë certifikatë si një standart ndërkombëtar”, deklaroi komisioneri europian i drejtësisë, Didier Reynders.

Veç Shqipërisë, do të pranohen edhe certefikatat e gjashtë vendeve të tjera, që janë: Andorra, ishujt Faroe, Izraeli, Monako, Maroku e Panamaja.

Vendimi vjen në një moment kur situata e pandemisë po përkeqësohet në shumë vende të Europës. Edhe në vendin tonë, ka patur rritje të konsiderueshme të rasteve. Deri më tani vaksinimi është i detyruar për disa kategori, por pritet që së shpejti të bëhet për gjithë popullsinë.

/News31