MENU
klinika

Për t’u marrë shembull!

Bebe Rexha bën gjestin human për spitalin e Dibrës

01.09.2021 - 12:13

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha është një ndër emrat më të lakuar në mbarë botën, e cila na ka bërë krenarë anë e mbanë botës me talentin e saj.

Së fundmi ajo ka bërë një gjest mjaft human duke dhuruar 10 mijë dollarë për Spitalin e Dibrës, me arsyetimin se nuk ka mjaftueshëm furnizime.

Po ashtu, ajo i ka bërë thirrje publikisht të gjithë ndjekësve për ndihmë përmes një postimi në “InstaStory”.

“Për të gjithë shqiptarët e mi dhe dibranët ju lutem ndihmoni. Nuk ka mjaftueshëm furnizime. Ju lutem ndihmoni duke dhuruar. Çdo gjë ndihmon. Ju lutem ndihmoni, nuk ka mjaftueshëm furnizime”, ka shkruar Bebe në postimin e saj.

Po ashtu artistja ka ndarë gjithashtu linkun nga ku mund të dhurohen online para për spitalin.

Kujtojmë se para dy ditësh, Bebe festoi 32-vjetorin dhe i bëri vetes dhuratën më të veçantë për ditëlindje!

Këngëtarja ka zbuluar se i ka bërë vetes si dhuratë një libër nga seria e “Harry Potter”. Ajo ka treguar se ka blerë librin “Harry Potter dhe Guri Filozofal” dhe kopertina e tij duket mjaft e veçantë. Libri është botuar në vitin 1997 dhe Bebe duket shumë e lumtur që ka arritur të sigurojë një kopje të tillë kaq të veçantë.