Lubonja thotë se Berisha duhet të largohet që pas ngjarjeve tragjike të vitit 97, por nga ana tjetër kritikon Bashën për vendimin.

”Vetëposhtërm i opozitës që forcon Ramën, autoritetin e Ramës. është poshtërim dhe i shqiptarëve në përgjithëse, opozitën duhet ta ndërtojmë vetë, duket sikur amerikanët po mundohen të bëjnë drejtësi me opozitën.

çështje tjetër Berisha pastaj. Berisha duhet të ishte larguar nga politika pa s’97. Për përgjegjësitë e mëdha që ka. Shqipëria duhet të kishte tjetër parti opozitare. Me një autokritikë dhe me njerëztë rinj. Fatkeqësia është që këta, me Bashën në krye, apo dhe ata që thonë distancim nga Berisha. Këta nuk marrin parasysh gabimet që ka bërë PD me Berishën, por thonë e kërkon Amerika. Në këto aspekte që Berisha duhet të kishte ikur, u kthye në 2005, dështoi se tha do të luftojë sistemin e korrupsionit. Nuk e luftoi. Iku në 2013, duhej të largohej. U largua nga lidershipi, por kjo është një çështje që ka të bëjë me një PD që do të donim të ishte ndarë nga oligarkët më të cilët është rritur dhe është forcuar, dhe të ishte me të papërfaqësuarit që nuk janë kërkund. Tani se e duan amerikanët, për diçka që nuk e marrim vesh, për ti bërë favore Ramës. ”- tha Lubonja.Ai ka rezerva për vendimin individual të Bashës, sipas të cilit as diktatori Enver Hoxha nuk deklaronte se i kishte marrë vetë vendimet, por gjithmonë Partia ose Komiteti.

”E sigurt është që vendimin e ka marrë vetë dhe ka nëpërkëmbur gjithë partinë. Mund të bëhej me një votim të qartë, ku ka dhe pro e kundra. Edhe Enveri thoshte vendosi partia a Komiteti, po nuk dilte aty unë vendosa. Si ka mundësi që vendosi ky? Ky është personalizim, edhe sikur të jesh pronar i një biznesi, edhe në atë biznes ke ca leva që duhet të konsultohesh. ”- shtoi Lubonja.

Për Lubonjën, me këtë vendim forcohet Rama i cili është drejtuesi i sistemit dhe po kap PD dhe Basha një aksioner i këtij sistemi.

”Ky është vendim dobësie, që e dobëson. Nëse mund të përdor një shprehje për sistemin që ka ndërtuar Rama, pra që vetëm betonizon, ky është një aksioner, ka qenë aksioner i trustit të betonit, edhe PD-ja. gjithnjë më shumë po e kap Rama. Dhe ky ka shitur disa aksione atje për të marrë një pjesë të vogël. Ka forcuar fuqinë e aksioneve e grupimeve të veta.”- përfndoi Lubonja.