MENU
klinika

“SHBA ishte e përgatitur për kolapsin në Afganistan”

Biden pas përfundimit të misionit 20-vjeçar: Unë marr përgjegjësinë, por…

01.09.2021 - 07:59

Një ditë pasi trupat amerikanë u tërhoqën nga Afganistani, duke i dhënë fund luftës 20-vjeçare, Presidenti Joe Biden i është drejtuar me një mesazh popullit.

Në fjalën e tij, a i u shpreh se SHBA ishte e përgatitur për kolapsin e shpejtë të Afganistanit.

Presidenti amerikan Joe Biden filloi fjalimin e tij duke falënderuar personelin ushtarak amerikan për punën e tyre duke evakuuar më shumë se 120,000 persona nga Kabuli.

“Ky numër është më shumë se dyfishi i asaj që shumica e ekspertëve mendonin se ishte e mundur. Asnjë komb nuk ka bërë ndonjëherë diçka të tillë në të gjithë historinë”, u shpreh Biden.

Ai tha se operacioni nuk do të ishte i mundur pa “aftësinë, trimërinë dhe guximin vetëmohues” të trupave amerikane, diplomatëve dhe personelit të inteligjencës.

“Ata e bënë atë duke u përballur me një turmë të madhe njerëzish që kërkonin të largoheshin nga vendi dhe e bënë atë duke ditur se terroristët e Isis-K, fshiheshin në mes të atyre turmave”, tha ai.

BIDEN MERR PERGJEGJESINE E LARGIMIT TE TRUPAVE NGA AFGANISTANI

Presidenti Biden tha se merr përgjegjësinë për vendimin për t’u tërhequr nga Afganistani, duke shtuar se qëndrimi më gjatë atje, nuk ishte një opsion.

“Disa thonë se ne duhet të kishim filluar evakuimin masiv më herët” tha ai, duke theksuar se edhe nëse evakuimet do të kishin filluar në qershor ose korrik, prapë “do të kishte pasur një nxitim për në aeroport”.

“Ende do të kishte qenë një mision shumë i vështirë dhe i rrezikshëm,” u shpreh Biden.

PARALAJMERIMI PER ISIS

Teksa iu referua organizates terroriste ISIS, Biden paralajmeroi:

“Për ata që i dëshirojnë dëm Amerikës, SHBA nuk do të pushojë kurrë. Ne nuk do të falim, ne do t’ju gjuajmë deri në skajet e tokës dhe ju do të paguani çmimin përfundimtar”.

Ai thotë se SHBA do të vazhdojë të mbështesë afganët përmes diplomacisë dhe ndihmës. Ai shton se Amerika do të flasë për të drejtat e njerëzve afganë, përfshirë gratë dhe vajzat.

“Unë kam qenë i qartë se të drejtat e njeriut do të jenë në qendër të politikës së jashtme”, thotë ai, duke theksuar se “Lufta në Afganistan tani ka përfunduar.”