MENU
klinika

"Ishin 3 arka të mbushura me monedha ari"

Biznesmeni italian: Më ndihmoi prifti shqiptar

23.09.2021 - 13:16

Davide Pecorelli, është biznesmei italian, emri i të cilit ka qenë tepër i lakuar në mediat në Shqipëri dhe përtej Adriatikut ditët e fundit. Ai, pretendohej se kishte vdekur 9 muaj më parë në Shqipëri, pasi makina që mori me qira, u gjet e djegur. Por, disa ditë më parë, biznesmeni u rishfaq në detin Tirren, shumë pranë ishullit Montecristo.

Ai pretendon se ndodhej atje në kërkim të thesarit, plot tre arka me nga 250 kg monedha ari secila. Ai thotë se thesarin e gjetur, do e ndante me personin që e kishte ndihmuar, një prift shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Kështu të paktën ka deklaruar biznesmeni në një intervistë të dhënë në “La Vita Live”, në Rai 1.

Pecorelli, i cili prezantohej gjatë kësaj kohe në Shqipëri si shkrimtar, pretendon se ka gjetur 2 nga tre arkat e pretenduara, në një zonë pyjëzuar, në vendin e quajtur Kalanë Kala.

Unë i kam të gjitha të dokumentuara, fotografitë i kam dërguar në Prokurorinë në Perugia. Kisha vendosur të bëja vetëvrasje. Por para se të ndërmerrja këtë hap, shkova dhe u rrëfeva te një prift, që më bindi të mos e bëja, por në vend të kësaj, të simuloja vdekjen time. Unë kurrë nuk do e zbuloj emrin e priftit shqiptar, pasi ai është personi që më ka shpëtuar jetën”, ka thënë biznesmeni.

Kujtojmë se Pecorelli, makina që ai mori me qira në aeroportin e Tiranës, një Skoda Fabia, u gjet në flakë natën midis 7 dhe 8 janarit rreth 30 km nga Puka. Brenda mjetit të shkrumbuar u gjetën objektet e tij personale dhe disa eshtra, ekzaminimi i të cilave nuk kishte prodhuar rezultate të rëndësishme.

Mësohet se Pecorelli është shprehur se do të paraqitet për të bërë deklarata në Prokurorinë e Perugia, e cila po ndjek rastin.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier