MENU
klinika

Arsyeja?

Britney Spears zhduket papritur nga Instagrami

15.09.2021 - 11:29

Britney Spears u zhduk paprimtas nga Instagrami. Këngëtarja 39 vjeçare me famë botërore, e zgjedhur dhe si personi më me ndikim në botë, nuk bëri asnjë paralajmërim paraprak rreth këtij vendimi.

Gjithsesi ajo postoi në rrjetin social Twitter, një mesazh, i cili qetësoi gjithë ndjekësit e saj.

“Mos u shqetësoni miq…thjesht po marr një pushim nga rrjetet sociale për të festuar fejesën time. Do kthehem shpejt” ,- shkroi këngëtarja në Twitter.

Kujtojmë se artistja ka shpallur fejesën me të dashurin e saj me një postim të mrekullueshëm ku shfaq një unazë diamanti.

“Nuk mund ta besoj’, shkroi Spears

Çifti janë njohur për herë të parë bashkë në xhirimet e këngës “Slumber Party” në 2016-tën dhe lidhja e tyre është forcuar akoma më shumë me kalimin e kohës pavarësisht ulje-ngritjeve për shkak të kujdestarisë së ashpër të Britney-t. Sam Asghari ka mbështetur shpeshherë publikisht këngëtaren gjatë vitit të shkuar, pasi New York Times publikoi dokumentarin “Framing Britney Spears”, i cili fliste për marrëdhënien e artistes me të atin, që ka qenë kujdestar i saj që nga vitit 2008.

Fansat e çiftit , pas fejesës, nisën aludimet nëse Britney do të firmosë një kontratë paramartesore me Sam.

Dhe përgjigjen na e ka dhënë vetë Sam. Pasi fansat e Britneyt i kërkuan atij me ngulm të firmoste një kontratë paramartesore, Sam u përgjigj fansave se “Po”.

Ai shkroi: “Faleminderit të gjithëve që janë të shqetësuar për Kontratën Paramartesore! Sigurisht që ne do të kemi një kontratë të hekurt për të mbrojtur koleksionin tim të makinave Jeep dhe të këpucëve në rast se ajo më lë një ditë.”,- shoqëroi ai postimin me të qeshura.

Vlen të përmendet se Britney nënshkroi një kontratë të tillë me ish-bashkëshortin e saj Kevin Federline, kështu që kjo është diçka që ajo është e prirur ta bëjë… Edhe pse i fejuari i tanishëm Sam, qartazi po bënte shaka për kontratën që e mbron atë, por kjo nuk do të thotë që ata nuk e kanë në plan vërtet një të tillë. Sipas “TMZ” ekipi i këngëtares aktualisht po punon për përgatitjen e kësaj kontrate.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN